Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, e ka cilësuar si akt barbar veprimin e djeshëm të forcave speciale të policisë së Serbisë, të cilat kidnapuan tre zyrtarë policorë nga Kosova, shkruan Fol Dretj.
Shefja e Grupit Parlamentar, Kusari-Lila, tha se “faktet dhe dëshmitë tregojnë se policët ishin në territorin e Kosovës”, duke e dëshmuar kështu barbarinë e veprimit.
“Më e mirë e mundshme që mund të bëjmë sot është të vazhdojmë me punën tonë dhe të japim mesazhin e unitetit”, tha ajo.
Opozita, në anën tjetër, kërkoi që në parlament të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Albin Kurti./FolDrejt/