Bastien Toma është ndër talentet më premtuese të shqiptarëve në Zvicër. Për të interes kanë shfaqur Kosova dhe Shqipëria, andaj kanë filluar të reagojnë edhe mediat helvete, të cilat kanë frikë nga thithja e talenteve “të tyre” siç i quajnë, informon foldrejt.com.
Mjafton të përmendet se suksesi i Sionit është falë Tomas, Henchoz dhe Pajtim Kasamit.
Përndryshe Toma ka lindur në Sion, kurse është rritur në Vetroz të Zvicrës. Prindërit e tij janë shqiptarë të Kosovës, të cilin emigruan në Zvicër shkaku i luftës.
Ai pëlqen ushqimet tradicionale zvicerane Raclette dhe Fondue, kurse nuk pi alkohol.
Sa u takon klubeve tjera, për të shfaqin interes nga Bundesliga dhe Seria A, kurse sa u takon Kombëtareve, për të shfaqin interes Kosova e Challendesit, Shqipëria dhe padyshim edhe Zvicra. Por Toma nuk e fsheh aspak, që dëshirë më të madhe ka që të luajë për Zvicrën./Foldrejt.com