Super Topi i Artë është një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të 3 dekadave të fundit, shkruan Fol Drejt.
Lojtari i vetëm që e ka fituar këtë trofe është Alfredo Di Stefano në 1989.
Legjenda e Real Madridit mposhti Johan Cruyff dhe Michel Platini për çmimin, pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte pesë kupat e para radhazi evropiane në vitet 1950.
Në atë kohë, Di Stefano fitoi dy Topa të Artë, si dhe një Kupë Interkontinentale, dy Copa Latinas, tetë tituj të La Ligës, një Copa de España dhe një Kupë të Botës për klube, duke shënuar 308 gola në 396 paraqitje për Real Madrid.
Gazeta prestigjioze France Football po planifikon të japë “Super Topin e Artë” në vitin 2029 për herë të parë që nga viti 1989.
Siç qëndrojnë gjërat, spekulohet se Messi mund të bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që fiton Super Topin e Artë.
Numri 30 i Paris Saint-Germain ka fituar shtatë Topa të Artë gjatë karrierës së tij, duke shënuar gjithsej 799 gola ndërsa ka dhënë gjithashtu 388 asistime në 1025 ndeshje për klubin dhe kombëtaren. /FolDrejt/