Manchester United ka konfirmuar se Bruno Fernandes është kapiteni i ri i klubit në sezonin 2023/24, shkruan 90 min, transmeton Fol Drejt.
Kohët e fundit, Harry Maguire-it iu hoq shiriti i kapitenit, pasi ra në dorën e Erik ten Hag – duke bërë vetëm tetë startime në Premier League sezonin e kaluar – dhe tani është zëvendësuar në këtë rol nga Fernandes.
Në një deklaratë të klubit që njofton lajmin thuhet: “Bruno Fernandes është emëruar si kapiteni i ri i klubit të Manchester United.
“Mesfushori portugez ka mbajtur tashmë shiritin për United në shumë raste dhe Erik ten Hag ka konfirmuar se ai tani do të drejtojë ekipin në baza të përhershme.