fbpx
E enjte, 19 Shtator, 2024

Kush do ta zëvendësojë Lukakun pas largimit të tij nga Chelsea?

Lexoni edhe..

Romelu Lukaku ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe zyrtarizimi i tij te Interi është çështje ditësh.

Chelsea ka vendosur të lirohet nga belgu i cili dështoi të tregoi aftësitë e tij në Londër.

Sulmuesi anglez, Raheem Sterling është zgjedhja e londinezëve për repartin ofensivë.

Trajneri Thomas Tuchel e pëlqen shumë lojën e anglezit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Stamford Bridges.

Sterling ka edhe një vit kontratë me kampionin në fuqi të Anglisë dhe është i gatshëm për tu larguar, pasi nuk është një titullar i rregullt te City.

Duke marrë parasysh se kontrata e tij me Cityn skadon në verën e vitit 2023, Chelsea është gati të shpenzojë 30 milionë euro për afrimin e tij.

27-vjeçari edicionin e fundit me Cityn zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 17 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë. /Telegrafi/

 

 

Të ngjajshme