Barcelona bëri një hap të madh drejt finales së Kupës së Mbretit duke mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu 1:0. Goli i vetëm në këtë El Clasico ishte në fakt një autogol i shënuar nga Eder Militao. Xavi Hernandez ka komentuar ndeshjen menjëherë pas përfundimit.
“Rezultati është shumë pozitiv për ne, por ka mbetur ende e gjithë ndeshja e dytë. Jam i kënaqur me atë që bëmë sot dhe mënyrën se si i minimizuam kërcënimet e Realit.”, tha trajneri i Barcelonës për Movistar.
“Kush do të jetë favorit në ndeshjen e kthimit? Sigurisht që ne jemi në epërsi, por ky Real është mjaft i fortë për të vazhduar të jetë favorit për të fituar Kupën e Mbretit. Po të kishim humbur, do t’ju kisha thënë të njëjtën gjë. Sa i përket tensioneve në stol, kjo është normale në El Clasico”. /FolDrejt/