Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, ka njoftuar se në Kiev kanë mbërritur sistemet e para raketore M270.
Megjithatë autoritetet vendase mbajtën sekret vendin që i ka ofruara Ukrainës sistemet M270.
“Sistemet M270 do të shoqërojnë raketat HIMARS-in në fushën e betejës ,” shkruan në Twitter ministri Oleksiy Reznikov, duke iu referuar sistemeve të dhuruara nga SHBA që Ukraina thotë se i ka përdorur për të goditur depot ruse të municionit.
Kievi ka thënë se ka bombarduar më shumë se 30 objektiva ruse në javët e fundit, duke minuar aftësinë sulmuese të forcave ruse.
Ndërkohë paktën 23 civilë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia nga raketat ruse./abcnews.al./