Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA hapi konkurs për të gjithë banorët e botës në rast se vërtetohet se aty ka jetë. Sipas RTK-së, Benneti konkurroi në mesin e 100 mijë njerëzve dhe fitoi duke u përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të zbulohet se ka jetë.
Benneti studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. Ai për RTK-në tregon edhe mënyrën e aplikimit në NASA për tu bërë banor potencial në planetin Mars.
“Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA”, tha ai.
Kujtojmë se më datën 18.02 2021 në orën 9:55 raketa Atlas V mbërriti në Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jetë. Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.