Kush është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave në basketboll: Michael Jordan (55) ose LeBron James (34)?
Mbi këtë pyetje kontestohen dhe zihen tifozët nga e gjithë bota. Sipas një dokumentari të rrjetit televiziv amerikan ESPN, njëri nga protagonistët është përgjigjur për vete.
Ylli i sotëm i Lakers James gjatë fitimit të titullit me Cleveland Cavaliers 2016, citohet të ketë thënë: „Kjo më bëri lojtarin më të mirë të të gjithë kohërave.”
Të udhëhequr nga James, Cavs përmbysi rezultatin nga Golden State Warriors prej 1:3 duke u llogaritur si një ndër finalet më të bukura në historinë e basketbollit.
Shumica e ekspertëve e shohin Jordan ose James si lojtarin më të mirë të historisë. James deri tani ka fituar treherë titullin dhe katër herë MVP, kurse Jordan fitoi gjashtë herë titullin me Chicagon dhe pesë herë MVP.
Sa u takon pikëve të shënuara, James me 31 966 pikë pritet të tejkalojë Jordanin me 32 292 pikë prej në këtë sezonë./Foldrejt.com