Është pyetur kushëriri i Pejgamberit a.s., Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të:
1. Çfarë është më e rëndë se qiejt?
Tha: “Mallkimi dhe shpifja për popujt është më e rëndë se qiejt.”
2. Çfarë është më e gjerë se toka?
Tha: “E vërteta është më e gjerë se toka.”
3. Çfarë është më e pasur se detet?
Tha: “Zemra mirënjohëse me atë që ka është më e pasur se detet.”
4. Çfarë më e ashpër se guri?
Tha: “Zemra e dyfytyrëshit është më e ashpër se guri.”
5. Çfarë është më e nxehtë se zjarri?
Tha: “Prijësit e padrejtë janë më të nxehtë se zjarri.”
6. Çfarë është më e ftohtë se dimri i ashpër?
Tha: “Nevoja te njerëzit e prishur është më e ftohtë se dimri i ashpër.”
7. Çfarë është më e hidhët se helmi?
Tha: “Sabri është më i hidhët se helmi.”