Fotografia e cila ka pushtuar mediat shqiptare është shkrepur në mesin e muajit mars kur Kosova konfirmoj rastet e para me COVID-19 .
Mjeku Arben Vishaj- infektolog ndonese nuk ishte i shpeshtë në paraqitjet e tij para kamerës, ai ishte në çdo kohë i gatshëm për t’i ndihmuar pacientët që i drejtoheshin Klinikës Infektive në QKUK.
Vishaj shihet në foto derisa po i tregonte gazetarës Jehona Zhitia, për situaten epidemiologjike dhe rastet e reja të konfirmuara.
Syri i kameres fokuson Infektologun – Arben Vishaj edhe në një moment derisa përshendet gazetarët të cilët për gati dy muaj janë në vijen e parë të frontit duke u përballur edhe me rrezik të lartë të infektimit gjatë raportimeve të përditshme.
Një moment si ky sigurisht do të mbetet gjatë në kujtesen e qytetarëve por edhe atyre që u përballen direkt me të ashtuquajturin armik i padukshëm që po kërcenon njerëzimin.