Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Kush është poeti persian që edhe pas 814 vitesh vijon të shesë miliona kopje?

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, LIBRA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lindi 814 vjet më parë, ndërsa ka ndjekës në mbarë botën. Vargjet mahnitëse të Jalal ad-Din Muhammad Rumit – poetit persian dhe mjeshtrit sufist që lindi më 1207 – janë shitur në miliona kopje në vitet e fundit, duke e bërë atë poetin më të njohur në ShBA. Në nivel global, adhuruesit e tij janë një ushtri më vete, shkruan Jane Ciabattari.

“Ai është figurë bindëse, në të gjitha kulturat”, thotë Brad Gooch, autor i një biografie të Rumit, që po ka shkruar dy biografi të vlerësuara nga kritika – atë për poetin Frank O’Hara dhe për shkrimtaren Flannery O’Connor. “Harta e jetës së Rumit mbulon 2.5 mijë milje”, shton Gooch, i cili ka udhëtuar nga vendlindja e Rumit në Vakhsh, një fshat ky i vogël në atë që tani njihet si Taxhikistan, pastaj në Samarkand të Uzbekistanit, në Iran dhe në Siri – ku Rumi studioi në Damask dhe në Alepo në të njëzetat e tij. Ndalesa e tij e fundit ishte Konia në Turqinë e sotme, ku Rumi i kaloi 50 vjetët e fundit të jetës. Në kohët e sotme varri i Rumit tërheq ndjekës dhe burrështetas për çdo vit, në një ceremoni të dervishëve rrotullues që mbahet më 17 dhjetor (që është data e vdekjes së tij).

Momenti vendimtar në jetën e Rumit ndodhi më 1244, kur e takoi një mistik endacak të njohur si Shamsi i Tabrizit. “Rumi ishte 37 vjeç, një predikues dhe studiues tradicional mysliman, siç kanë qenë babai dhe gjyshi i tij”, thotë Gooch. “Të dy ata e kishin një miqësi të çuditshme, për tre vjet me radhë – dashnor e i dashur ose dishepull e sheik, kjo kurrë nuk është e qartë”. Rumi u bë mistik. Pas tre vjetësh Shamsi u zhduk – “ndoshta u vra nga një djalë xheloz i Rumit, ndoshta për t’ia dhënë Rumit një mësim të rëndësishëm për ndarjen”. Rumi e përballoi këtë duke shkruar poezi. “Pjesa më e madhe e poezisë që kemi sot vjen nga mosha 37 deri në atë 67 vjeçare. Ai ia dedikoi Shamsit tre mijë këngë dashurie, profetit Muhamed dhe Zotit. I shkroi dy mijë rubajate, me strofa me katër rreshta. Me strofa me dy rreshta e shkroi epikën shpirtërore në gjashtë vëllime, ‘Masnavi’”.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Gjatë këtyre viteve, Rumi e përfshiu poezinë, muzikën dhe vallëzimin në praktikën fetare. “Rumi rrotullohej teksa meditonte e kompozonte poezi të cilën ai i diktonte”, shton Gooch. “Kjo u kodifikua pas vdekjes së tij në vallëzimin elegant meditues”. Ose, siç shkroi Rumi në gazalin 2,351 (poezi persiane që shpreh dhembjen e ndarjes dhe bukurinë e dashurisë – v.j.): “Recitoja lutje. Tani recitoj vjersha, poema dhe këngë”. Shumë shekuj pas vdekjes së tij, vepra e Rumit recitohet, këndohet, vendoset në muzikë dhe përdoret si frymëzim për romane, poezi, muzikë, filma, video në YouTube dhe “cicërima” (Gooch poston në Twitter përkthimet e tij).

Pse reziston puna e Rumit?

“Është poet i gëzimit dhe i dashurisë”, thotë Gooch. “Puna e tij vjen prej trajtimit të ndarjes nga Shamsi, nga dashuria e burimi i krijimit, si dhe nga përballja me vdekjen. Mesazhi i Rumit depërton dhe komunikon. Një herë e pash një afishe në veturë, me vargje të Rumit: ‘Përtej ideve të keqbërjes dhe mirëbërjes është një fushë. Do të të takoj atje”.

“Rumi është poet dhe figurë shumë misterioze dhe shumë provokuese për kohën tonë, teksa po mbërthehemi me të kuptuarit e traditës sufiste dhe kuptimin e natyrës së ekstazës dhe të devocionit, si dhe me fuqinë e poezisë”, thotë poetja Anne Waldman, bashkëthemeluese – me Allen Ginsbergun dhe Jack Kerouacun – e Shkollës të Poetikës së Patrupëzuar në Universitetin Naropa, ku ajo është profesoreshë e poetikës. “Dhe, gjithashtu, të traditës homoerotike, e konsumuar ose jo ajo. Ai është në traditën e gjatë të parashikuesve ekstazikë – që nga Safoja e deri te Walt Whitmani”

“Përgjatë kohës, vendit e kulturës, poezitë e Rumi artikulojnë atë që ndihet të jesh gjallë”, thotë Lee Briccetti, drejtoreshë ekzekutive e Shtëpisë së Poetëve, bashkësponsore e një serie bibliotekash kombëtare në ShBA që përmbajnë Rumin. “Dhe, ato na ndihmojnë të kuptojmë kërkimin tonë për dashurinë dhe ekstazën në spiralen e jetës së përditshme”. Ajo e krahason veprën e Rumit me atë të Shekspirit, për nga “rezonanca dhe bukuria” e saj.

Përkthyesi Coleman Barks, puna e të cilit e ndezi rilindjen amerikane të Rumit dhe që e bëri Rumin poetin më të shitur në ShBA, tregon arsyet se pse Rumi i reziston kohës: “Freskia e tij befasuese imagjinative. Përkatësia e thellë që ne ndjejmë se po e kalojmë. Sensi i tij i humorit. Gjithmonë ka një lojë argëtuese [të përzier] me urtësinë”.

Në vitin 1976, poeti Robert Bly ia dha Barksit një kopje të përkthyer nga pedagogu i Kembrixhit, AJ Arberry, dhe tha: “Këto poezi duhet të dalin nga kafazet”. Barksi i shndërroi ato nga një gjuhë e ashpër akademike në vargje të lira të stilit amerikan. Që atëherë, përkthimet e Barksit janë përmbledhur në 22 vëllime, përfshirë “Rumin esencial”, “Një vit me Rumin”, “Libri i përmbytur”, që të gjitha të botuara nga HarperOne. Ato janë shitur në miliona kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në 23 gjuhë.

“Sikur thëniet e Jezusit (Ungjilli i Thomait), ato janë fshehur për shekuj të tërë”, shton Barks, “jo në një urnë të kuqe të varrosur në Egjipt, por në komunitetet dervishe dhe në bibliotekat e Turqisë e të Iranit. Vitet e fundit, studiuesit kanë filluar t’i organizojnë dhe t’i përkthejnë ato në anglisht”.

“Pikërisht tani”, shprehet Barks, “ndjej se ka një lëvizje të fortë globale, një impuls që dëshiron të shpërbëjë kufijtë që kanë vendosur fetë, për t’i dhënë fund dhunës sektare. Thuhet se njerëzit e të gjitha feve shkuan në varrimin e Rumit, në vitin 1273. Sepse, siç thanë ata, ai na e thellon besimin, kushdo që jemi je. Ky është element i fuqishëm sot”. /Telegrafi

Tags: Rumi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tifozëve të PSG-së po iu humb durimi

Lajmi tjetër

I pari i PDK-së Memli Krasniqi, mirëpret në takim Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM