Deputetët janë mbledhur edhe sot, për një tjetër seancë të jashtëzakonshme, ku po diskutohet për çështjen e pandemisë.
Ish ministri i shëndetësisë, respektivisht deputeti Armend Zemaj, ka thënë se situata e tanishme, reflekton paaftësinë e qeverisë për menaxhimin e situatës, transmeton Fol Drejt.
“Ky është epilogu mujor i paaftësisë qeverisëse, rezultati i menaxhimit online të pandemisë. Ky është rezultati i qeverisjes së paaftë e cila edhe profesionistë shëndetësorë edhe dje vazhdoi ti trajtojë me lëmoshë, që nxjerr masa joadekuate në shpërputhje me situatën, i neglizhon testimet masive e vaksinimet. Rezultat i qeverisë që e ulë buxhetin për MSH, largon nga puna profesionit shëndetësorë, nuk ka koordinim me komunat e shtetet përreth. Nuk ka respekt e vlerësim për punën e të gjithëve pa përjashtim”, ka thënë Zemaj.
Sipas Zemajt, arroganca, mosveprimi, propaganda janë tipare të një qeverisje të paaftë dhe popullsitë.
“Kësaj qeverie sot i bëjmë thirrje, guxo, provo për të dëgjuar, provo për të mësuar dhe për të punuar, është në pyetje shëndeti i qytetarëve”, tha Zemaj.
Aktualisht, debati po vijon me përplasje të ndërsjellë ndërmjet opozitës dhe pozitës./FolDrejt/