Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakup Ibraj, babë e bir nga fshati Osek Hilë i Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe, si polic lokal të asaj kohe.
Në seancën gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së ka dëshmuar ish-nënkryetari Nasim Haradinaj. Ai i përmendi shqiptarët që kanë shërbyer në policinë e Serbisë të cilët kanë kryer krime në luftën e fundit në Kosovë. Haradinaj tha se Muharrem Ibraj së bashku me babain e tij të cilët vijnë nga fshati Osek Hilë i Gjakovës në uniformën e policisë serbe kishin vrarë fqinjin e tyre shqiptar.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij mbrojtëse, Toby Cedman, Haradinaj tha se në Kosovë krime kanë kryer edhe shqiptarët, shkruan Express.
“Krime kanë bërë edhe shqiptarët, sikur është Muharrem Ibra me babën e vëllanë e vet, që me uniforma serbe kane vra kojshinë… Ne jemi për zbulimin e të gjitha krimeve, pa marrë parasysh se kush i ka kryer. Por, jo të ketë diskriminim”, tha ai.
Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.