Bekim Berisha (15 qershor 1966 – 10 gusht 1998) i njohur me nofkën e luftës Abeja ishte njëri prej komandantëve më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
U lind më 15 qershor 1966 në fshatin Grabovc të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 10 gusht 1998 në Betejën e Junikut. Ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë opinionin liridashës të Kosovës. Mori pjesë në Luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës, dhe më vonë në Luftën e Kosovës. Pas përfundimit të Luftës në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e gradoi me gradën Gjeneral–Major.
Bekim Berisha – Abeja, në fillim u sistemua në Açarevë të Drenicës. Këtu filloi organizimin dhe përgaditjet e para me ushtaret e rinjë për mësimin e artit ushtarak. Më 22 prill 1998 në Açarevë Bekim Berisha me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake. Mirëpo në këtë kohë luftimet në mes të forcave serbe dhe atyre të UÇK-së u ashpërsuan shumë në Zonën Operative të Dukagjinit. Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu krah i fortë i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të Dukagjinit.
Ketu Bekim Berisha tregoi shkathtësi në përgaditjen ushtarake të ushtarëve të rinjë, e sidomos edhe në bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit. Luftëtari i UÇK-së Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me nje arsenal të madh ushtarak e njerëzor. Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës ne fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj. bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe.
Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie dëshmorë Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe./FolDrejt/