Ndër mileniume dhe shekuj, diagnostika dhe shërimi i sëmundjeve kanë pasur specifikat e tyre për kohën përkatëse, qoftë në algoritmin e diagnostifikimit apo në mënyrën e kurimit.
Sot po ju ofroj rastin e #Avicenës (Ibn Sina), mjekut, filozofit, matematicientit, astronomit, fizicientit, biologut, gjeologut, islamologut të epokës së artë të Islamit.
Avicena lindi më vitin 980 në Buhara (qytet në Uzbekistanin e sotëm); vdes në vitin 1037 në Hamadan (Iran).
7 shekuj me rradhë Avicena ishte pika orientuese e mjekëve në Europë dhe Azi.Kryevepra e tij mjekësore – “#Kanuni_i_Mjekësisë”, për arsye të vlerës së saj aktuale në këndvështrimin krahasues(komparativ) mjekësor, vazhdon edhe sot të botohet.
Ndër rastet që Avicena tregon aftësitë prej gjeniu në diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve, po ju ofroj ndodhinë si më poshtë:
Dr Avicena jetën e tij e kaloi nëpër shumë qytete të ndyshme, ndërmjet tyre edhe në Bagdad, aty ku ishin tubuar njerëzit iluministë të asaj kohe, por edhe pasanikët e mëdhenj.
Ndodh që vajza e një pasaniku të sëmuret rëndë dhe s’po e shëronin dot mjekët e qytetit të Bagdadit.Pasanikut i thanë se në Bagdad aktualisht ndodhet mjeku i mirënjohur botëror Avicena.I ati i vajzës shkon vetë te Avicena dhe e merr te shtëpia e tij për ta vizituar bijën e vet.
Pasi Avicena e kontrolloi vajzën në fjalë, erdhi në përfundim se tek vajza nuk ka sëmundje të ndonjë organi e që do jepte shenja përkatëse të dëmtimit të tij organik.
Çfarë hapa ndërmorri pastaj Avicena?! Duke gjykuar se trupi i njeriut nuk është i përbërë vetëm nga sistemet organike por edhe nga pjesa shpirtërore e tij, pjesë që ndikon edhe në punën e sistemit kardiovaskular, aty ku pulsi paraqet një ndër parametrat fiziko-klinik për të përcaktuar funksionin e sistemit në fjalë, ai e morri dorën e vajzës dhe e prek pulsin.Pasi analizon cilësitë e pulsit me prekjen e tij (palpacion), fillon duke i bërë pyetje vajzës, por duke e ndjekur edhe reagimin e pulsit të saj.Filloi duke e pyetur vajzën për lagjet e Bagdadit.Kur përmendi nji lagje të caktuar, hetoi se pulsi i vajzës filloi të rrahë më shpejtë.Pastaj filloi t’i përmendë shtëpitë e asaj lagjeje, e kur e përmendi shtëpinë e dikujt, pulsi i vajzës filloi të rrahë akoma më shpejtë.Avicena hetoi se këtu diçka ka dhe kjo duhet zbërthyer deri në fund.U interesua fshehurazi për emrat e anëtarëve të kësaj shtëpie, dhe u kthye përsëri te vajza, duke e ndjekur edhe më tutje pulsin në dorën e saj.Filloi t’i përmendë anëtarët e familjes së kësaj shtëpie, duke e pyetur vajzën nëse e njeh ndonjërin prej tyre.Kur Avicena përmendi emrin e një djali të ri të kësaj familjeje, atëherë pulsi i vajzës arriti maksimumin e shpejtësisë së tij, saqë ajo edhe u alivanos përkohësisht.Dr Avicena nuk qëndroi më te dhoma e vajzës.Doli me një bindje të palëkundur për diagnozën e sëmundjes së vajzës.U takua në katër sy me babain e saj, të cilit i tha: – Martoje vajzën me djalin e filanit, dhe vajza do të shërohet menjëherë!
_____________________________________________
Prej asaj kohe e deri më sot, ende ndër gjenerata përçohet fjalia: JA KA MATUR PULSIN, që d.t.th. e ka zbërthyer, gjetur.
Vetë fjala DIAGNOZË d.t.th. GJETJE.
Ju falemnderit për kohën e ndarë!