Mëngjesin e 21 janarit të vitit 2006, i pari i shtetit të Kosovës po luftonte për jetë.
Në gjendje të rënduar, Ibrahim Rugova ishte i shtrirë në rezidencën e tij në Velani të Prishtinës, ku pranë tij ishte edhe stafi mjekësor.
Pavarësisht përpjekjeve për t’a shpëtuar, në mesditë mjekët dhanë lajmin që do të mërziste familjen e do të trondiste vendin, njofton Klankosova.tv.
Rezidenca presidenciale u mbush menjëherë me njerëz. Të shumtë ishin ata që shkuan të ngushëllojnë familjen e kryetarit të vendit.
Pesë ditë pas vdekjes, presidenti Rugova, me nderime të larta shtetërore, u varros në varrezat e dëshmorëve në Velani.