Vjollca Zeqiri dhe Vlora Elmazi janë dy kumanovaret e para femra të cilat ngjitën majën e Malit Korab (Korabi i Madh 2764m), i cili është një nga katër malet më të larta në Ballkan. Ky mal gjithashtu paraqet kufijtë natyrorë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, transmeton foldrejt.com. Nismën për këtë veprimtarie mori një mjek (internist, reumatolog) nga Amerika. Ai u bëri thirrje të gjithë studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë që të bashkoheshin dhe të arrin majën e malit Korab.
Këto dy vajzat ishin të vetmet të cilat u paraqitën nga qyteti i Kumanovës duke përjetuar kështu një nga përvojat më të bukura të jetës që ata kishin pasur deri më sot. Për ata kjo ishte hera e parë që kishin përjetuar dhe ishin ngjitur drejt një maje të lartë duke ecur për orë të tëra, por nga ana tjetër duke shijuar bukuritë e peizazhit që i rrethonte kjo përvojë kaloi lehtësisht.
“Duke ecur 9 orë rresht, nuk ishte e lehtë veçanërisht për që për herë të parë provuam këtë eksperiencë. Gjatë ngjitjes, ne nuk kemi pasur shumë vështirësi, moti ishte i mirë me pak mjegull, por kjo nuk na ndaloi të arrinim qëllimin tonë. Shpresoj që në të ardhmen të ketë iniciativa të tilla sa më shumë këtu dhe jashtë vendit tonë”, tha Vjollca Zeqiri për gazetën KOHA.