Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEKNOLOGJI

Kush kë do ta mund në luftën për dominim në fushën e Inteligjencës Artificiale, ShBA-të, apo Kina?

2 vjet më parë
in TEKNOLOGJI
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të kapin rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA). Ekonomia e dytë më e madhe në botë është duke shpenzuar vetëm këtë vit, 15 miliardë dollarë (13.5 miliardë euro) vetëm për projektet e IA. Kjo është një rritje prej gati 50% brenda dy vjetësh.

Para daljes së modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, që mbështetet nga kompania amerikane Microsoft, disa ekspertë të teknologjisë nuk mund ta thoshin me siguri se Perëndimi do të dominonte garën për IA, pavarësisht se laboratorët më të avancuar të IA ndodhen në SHBA dhe Britani të Madhe.

Kai-Fu Lee, një informaticien dhe biznesmen tajvanez, parashikoi në vitin 2018 se Kina do ta kalonte shpejt SHBA si një superfuqi e IA, duke këmbëngulur se teknologjia tashmë e kishte kaluar fazën e inovacionit. Lee tha se bota ishte tani në fazën e zbatimit të IA, ku Kina ka një avantazh, për shkak të spiunimit që shteti i bën popullsisë prej tashmë shumë vitesh.Vëzhgimi i vazhdueshëm i popullsisë i ka krijuar mundësi Kinës të grumbullojë sasi të mëdha të dhënash të cilat i shfrytëzojnë platformat e IA për të përmirësuar procesin e mësimit.

Lexoni edhe..

Ky është rrjeti social me më së shumti imazhe abuzuese të fëmijëve

WhatsApp-i ndalon “screenshot” për profilet, si funksionon?

Porosit Web Porosit Web

Përparësia e Perëndimit: Larmia e të dhënave

Por, ndërsa më shumë se gjysma e rreth 1 miliard kamerave të vëzhgimit në të gjithë planetin janë vendosur në Kinë, kritikët e Lee argumentojnë se revolucioni i IA është ende në fillimet e tij dhe se është Perëndimi ai që e ka çelësin e kësaj teknologjie.

“Risitë e mëdha në IA nuk kanë ardhur ende… Dhe SHBA aktualisht ka avantazh në atë fushë,” thotë për DW, Pedro Domingos, profesor emeritus për shkenca kompjuterike në Universitetin e Uashingtonit. Ai shpjegon se përparësia e SHBA qëndron te larmia e të dhënave që grumbullon:  “Edhe larmia e të dhënave është e rëndësishme. Unë do të preferoja të kisha më shumë të dhëna nga Evropa, le të themi, se nga Kina, sepse e para është më e larmishme dhe prej saj mund të mësosh më shumë.

Problem për Kinën: Frenimi i eksportit të çipave

SHBA është e shqetësuar për ambiciet teknologjike të Pekinit, veçanërisht pasi politika zyrtare e qeverisë kineze është që deri në vitin 2030 ta bëjë vendin lojtarin dominues të IA në botë. Marrëdhëniet gjithnjë e më të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit kanë bërë që SHBA ta frenonte eksportimin e çipeve më të përparuara të memories, për të cilat kanë nevojë firmat kineze për modelet e tyre të avancuara të gjuhës me IA.

“Sistemet më të fundit të IA kërkojnë sasi të madhe hardueri – me mijëra çipe shumë të specializuara që funksionojnë për javë ose muaj të tërë”, tha për DW Paul Scharre, zëvendës-president dhe drejtor i studimeve në Center for New American Security (CNAS). Frenimi i eksportit të çipeve përbën një pengesë për zhvillimin e teknologjisë IA në Kinë, thotë ai.

Por firmat kineze të teknologjisë mund të gjejnë mënyra të tjera për të dalë nga ky problem: Tregu vendas i gjysmëpërçuesve mund të përjetojë një bum investimesh, ndërkohë që edhe prodhuesit vendas po garojnë për të përmirësuar çipet e tyre.

Problem për Perëndimin: Modelet janë të hapura për këdo

Një tjetër vrimë që Uashingtoni mund të kërkojë ta mbyllë është se platformat amerikane të mësimit të makinerive të IA  janë ende me burime të hapura – pra, ato mund të kopjohen dhe modifikohen nga kushdo. “Kur ke akses në modelin e trajnuar të IA nuk ke nevojë për çipe të avancuara. Pra, ekziston një rrezik real që ky frenim i eksportit të çipeve të mos bëjë efekt,” paralajmëron Scharre, autori i librit “Katër fusha beteje: Pushteti në epokën e inteligjencës artificiale”.

Në fakt versionet kineze të ChatGPT, të krijuara nga kompani, si gjiganti i e-commerce, Alibaba, dhe platforma e mediave sociale, Baidu, u shfaqën për herë të parë në prill të vitit 2023, vetëm disa muaj pas produkteve perëndimore.

Censura shtetërore frenon zhvillimin e Inteligjencës artificiale

Por Kina ka shumë pengesa të tjera për të kapërcyer, përpara se ajo të bëhet dominuese e IA në të gjithë botën. Presidenti Xi Jinping i ka dobësuar vitet e fundit gjigantët e teknologjisë. Karman Lucero, një studiues në Paul Tsai China Center, në Yale Law School, thotë se obsesioni i qeverisë kineze për të censuruar mund të jetë thembra e Akilit për teknologjinë e inteligjencës artificiale: “Në Kinë, ka një listë të gjatë me tema [të censurueshme], e cila vazhdimisht ndryshon. Një temë që sot mund të lejohet, nesër mund të ndalohet, për asgjë nuk mund të bëhen parashikime.”

Problem tjetër për Kinën: Ikja e trurit

Por Kina ka edhe probleme me specialistët. Pavarësisht nga përpjekjet e shumta për të ndërtuar një ushtri talentesh të IA, mbajtja e specialistëve të lartë të teknologjisë është një sfidë më vete. “Shkencëtarët më të mirë të IA largohen nga Kina. Dhe ata nuk shkojnë jashtë vendit vetëm për të studiuar dhe punuar, ata preferojnë një mënyrë jetese më demokratike,” thotë Scharre. Por pavarësisht nga këto çështje, ai mendon se laboratorët e IA në Kinë janë vetëm 18 muaj prapa laboratorëve kryesorë të IA në Perëndim.

Mos po e nënvleftëson Perëndimi Kinën?

Ndërsa disa në Perëndim ende janë duke pyetur, se mos duhet ta ndalin përdorimin e IA për shkaqe sigurie, Domingos thotë se Kina po ecën përpara në këtë sektor, sepse IA është një “instrument për të cilin ëndërron çdo autokrat.” Për ne në botën demokratike, është me rëndësi që SHBA të përparojë në këtë fushë. Nëse këtë luftë e fiton Kina, do të kemi shumë probleme — politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht,” paralajmëron Domingos./DW

Tags: Robot
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Lufta afrohet tek dera e NATO-s”

Lajmi tjetër

Ekonomia gjermane në “recesion teknik”

Të ngjajshme

Rrjete Sociale

Ky është rrjeti social me më së shumti imazhe abuzuese të fëmijëve

1 Mars, 2024
TEKNOLOGJI

WhatsApp-i ndalon “screenshot” për profilet, si funksionon?

23 Shkurt, 2024
TEKNOLOGJI

Microsoft pritet t’i largojë rreth 1.900 të punësuar në departamentin e videolojrave

26 Janar, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM