Partia serbe Zavetnici vlerësoi sot se lirimi i tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës është një tjetër lëshim skandaloz ndaj kërkesave të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Theksojmë se kjo është një formë tjetër e lëshimit radikal ndaj kërkesave të Kurtit dhe Ramës, të cilët prej ditësh kërkojnë lirimin e pakushtëzuar të tre terroristëve shqiptarë të arrestuar, ndërsa Kurti prej muajsh arreston dhe ngacmon serbët në Kosovë”, thuhet në deklaratën e partisë serbe.
Partia Zavetnici vlerëson se “sot është më se e qartë se regjimi në pushtet po e blen kohën duke shitur sovranitetin e shtetit të vet”. /FolDrejt/