Sipas Daily Sabah organizata terroriste PKK qëndron prapa sulmit të djeshëm në Stamboll, transmeton Fol Drejt.
Sipas autoritetetve, 8 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në një qendër tregëtare të Stambollit të dielën pasdite. Ministri i Brendshëm i Turqisë bëri të ditur se lidhur me rastin e rëndë, autoritetet kanë arrestuar 22 persona. Një prej të arrestuarve besohet të jetë personi që vendosi bombën në qendrën tregtare.
“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin vdekjeprurës erdhi nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku PKK/YPG ka selinë e saj siriane,” tha Suleyman Soylu.
Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, është një organizatë militante e separatistëve kurdë.
Pesëdhjetë prej të plagosurve janë nxjerrë nga spitalet, por pesë mbeten në repartin e terapisë intensive dhe dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Ministri i Brendshëm tha se Turqia “do të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”.
Presidenti Rexhep Erdogan është shprehur se ata që u përfshinë në terrorizmin kundër Turqisë janë mundur në të kaluarën dhe do të munden edhe në të ardhmen. Kujtojmë se Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë PPK-në organizatë terroriste. YPG është një degë siriane./FolDrejt/