Departamenti Amerikan i Energjisë njoftoi një paketë financimi dhe kredie prej 15,5 miliardë dollarësh për të mbështetur kalimin në automjetet elektrike.
Në deklaratën e bërë nga Departamenti, thuhet se resursi në fjalë përfshin dhënien e një granti prej 2 miliardë dollarësh dhe një kredie prej dhjetë miliardë dollarësh në kuadër të riorganizimit të fabrikave ekzistuese për kalimin në automjete elektrike, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Departamenti njoftoi gjithashtu synimin e saj për të siguruar 3,5 miliardë dollarë fonde për prodhimin vendas të baterive të automjeteve elektrike dhe komponentëve të baterive të importuara nga vende të tjera.
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka thënë se administrata e presidentit Joe Biden po investon në fuqinë punëtore dhe fabrikat që do ta bëjnë vendin një qendër globale prodhimi./FolDrejt/