Me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të virusit, Qeveria e Kosovës ka paraparë masa të reja, që në dhjetor të vitit që iku, transmeton Fol Drejt.
Që nga sot, kushdo që ia mësynë Republikës së Kosovës, duhet të ketë me vete dëshmi të vaksinimit me dy doza.
Këtë vendim e pat marr qeveria më 1 dhjetor, në kuadër të masave të reja parandaluese.
“Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Ata që nuk janë të vaksinuar, mund të vaksinohen edhe në pikat kufitare nga ekipet mobile të mjekëve, përkatësisht infermierëve./FolDrejt/