Sipas raportimeve nga RIA Novosti, regjisorit serb me suskes ndërkombëtar, Emil Kusturicës, i është ofruar të bëhet drejtor i Teatrit Qendror Akademik të Ushtrisë Ruse.
Ai këtë ofertë thuhet ta ketë pranuar nga ministri Sergey Shoigu, ku raportohet se ky i fundit madje është takuar me regjisorin kundërthënës për t’ia bërë propozimin.
Një publikim e ka cituar Kusturicën të ketë thënë që ndihet i nderuar nga oferta, dhe se teatri rus ka histori dhe traditë madhështore.