Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit mori sot një vendim për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura shtatorin e kaluar dhe për të rivendosur parlamentin e shpërbërë më parë.
Ky vendim është marrë në një kohë kur tensionet mes parlamentit të zgjedhur dhe qeverisë së Kuvajtit janë rinovuar, raporton Reuters.
Princi i kurorës së Kuvajtit vendosi vitin e kaluar t’i japë fund konflikteve politike, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat opozita arriti një rezultat të mirë./FolDrejt/