Të hënën Kuvendi do të mbajë seancë për sigurimin e vaksinave Anti-COVID.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Tashmë kemi një angazhim të BE-së dhe SHBA-së për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës. Të vdesin kaq shumë njerëz në ditë është jo normale”, ka thënë ai.
Ndërkaq për letrën e presidentit të SHBA-së Joe Biden lidhur me dialogun, ai ka thënë se nuk beson që SHBA-ja do të kërkojë kompromise të cilat do ta cenojnë funksionalitetin e vendit.