Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet këtë të enjte për të zhvilluar punimet e një seance.
Lajmin për këtë e ka dhënë shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, transmeton Fol Drejt.
“U dakorduam që seanca të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit. Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg.” – ka thënë Kusari-Lila./FolDrejt/