Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për mërgimtarët, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Kuvendi, ky aktivitet do të vazhdojë edhe nesër.
Gjatë këtyre dy ditëve (24 dhe 25 korrik) të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00.