Është caktuar të mbahen dy seanca të reja të Kuvendit të Kosovës.
Këtë njoftim bashkë me detajet e tjera e dha Mimoza Kusari-Lila, në konferencën e mbajtur për media, transmeton Fol Drejt.
Kusari-Lila, tha se seanca e radhës mbahet më 7 prill me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Ndërkaq seanca e dytë, Kusari-Lila tha se u caktua më 12 prill ku do të debatohet për politikën e jashtme.
“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin” u shpreh ajo./FolDrejt/