Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca këtë javë.
Kështu u vendos gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Ditën e enjte do të mbahet seanca e re plenare, ku temë diskutimi do të jetë buxheti për vitin e ardhshëm, ndërkohë seanca e dytë plenare pritet të mbahet të premten, për t’i diskutuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara./FolDrejt/