Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka filluar seancën e sotme duke e kujtuar Masakrën e Srebrenicës, shkruan Fol Drejt.
“Nesër është 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore në kontinentin evropian. Më 11 korrik 1995 forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë e 732 boshnjakë në Srebrenicë, për këtë arsye ta përkujtojmë këtë ditë, dhe t’i nderojmë të rënët me 1 minutë heshtje”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Ai tha se shpreson, që kriminelët ta marrin dënimin e merituar.
Ndryshe, më 1995, nën urdhrat e gjeneralit famkeq Ratko Mlladiq u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet./FolDrejt/