Për herë të parë, po bëhet thirrja për brendimin e logos të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një shpalljeje publike.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, këshilltar i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.
Sipas postimit të tij, vendi i parë fiton 7 mijë euro, i dyti, 2 mijë euro dhe i treti, 1 mijë euro.
Në dosjen e konkursit njoftohet se afati kohor për pranimin e projekteve është data 11.04.2024, ora 14:00.
Tenderi duhet të dorëzohet në mënyrë fizike në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sheshi “Nëna Terezë” p.n.- Kati i II Zyra e Prokurimit N211, Prishtinë, Republika e Kosovës.
KËTU mund ta gjeni njoftimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.