Kuvendi i Kosovës, po mban sot seancën e radhës plenare.
Seanca ishte paralajmëruar të fillojë në orën 10:00, përcjell Fol Drejt.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të seancës ftoi deputetët në konsultim edhe me Grupet Parlametare që të mbajnë një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga tërmeti në Maroko dhe përmbytjeve në Libi.
Konjufca pas nderimit të viktimave, u shpreh “U prehshin në paqe”.
Ai gjithashtu i uroi deputetët për fillimin e sesionit vjeshtor të kuvendit, duke iu uruar punë të mbarë./FolDrejt/