Gjatë ditës së sotme po mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës.
Në rend të ditës janë shtatë pika, përcjell Fol Drejt.
Më e rëndësishmja nga këto pika është pika e katërt pasi bëhet fjalë për shqyrtimin e dytë të projektligjit për prokurorin e shtetit.
Deputeti Bekë Berisha ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për tetë të rënët në betejën e Istogut.
“E kam një kërkesë, dje 24 vjet më parë, 8 djem të ri ranë në betejën në Istog. Atëherë le ta mbajmë një minutë heshtje për ta”./FolDrejt/