Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021. Rreth 6 milionë prej tyre ishin në kategorinë për paga, mëditje dhe shtesa.
Kështu njoftoi sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.
Shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante ngriti deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime.
Mirëpo, sekretari Krasniqi u shpreh se dallimi ndërmjet viteve është vetëm 7 mijë euro, pavarësisht se në vitin 2021 ka pasur më shumë aktivitete.