Nesër pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Mbajtja e kësaj seance vjen pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Kujtojmë se Krasniqi u arrestua javën e kaluar, nën dyshimet për tri vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.
Debati parlamentar lidhur me zhvillimet në KEK dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës./FolDrejt/