Tashmë ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës.
N këtë seancë në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për pagën minimale, transmeton Fol Drejt.
Ky projektligj është ai i cili ka revoltuar veteranët e UÇK-së, që organizuan protestë para Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kërkoi që në seancën e sotme të mos diskutohet çështja e pagës minimale, për shkak të situatës së krijuar jashtë Kuvendit.
Ai kërkoj që ky projektligj mos të hidhet fare në votim.
E shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, deklaroi se çështja e veteranëve është delikate, derisa shtoi se Qeveria nuk është e gatshme ta diskutojë këtë temë.
Njoh plotë veteranë që kanë lënë vendin e punës për të marrë pensionin. Ka edhe të tillë që kanë dalë nga tregu i punës dhe nëse kthehen në tregun e punës e humbin beneficionin dhe ndoshta do të duhej që të bëhej një zgjidhje që të marrin edhe një pjesë pensioni dhe të punojnë”, shtoi Gashi.
E deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj e quajti turp të madh që njerëzit e zgjedhur të popullit kanë arritur në këtë shkallë të mashtrimit./FolDrejt/