Pas propozimeve disa ditë më parë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe pas miratimit të dekreteve për ndryshmet nga presidenti i vendit, Bajram Begaj, Kuvendi ka votuar pro ndryshimeve.
Kuvendi i Shqipërisë në një seancë plenare të jashtëzakonshme ka votuar për ndryshimet në kabinetin qeveritar të Shqipërisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas propozimeve disa ditë më parë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe pas miratimit të dekreteve për ndryshmet nga presidenti i vendit, Bajram Begaj, Kuvendi ka votuar pro ndryshimeve.
Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 32 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, në postin e zëvendëskryeministres së Shqipërisë, në vend të Arben Ahmetajt.
Ndërkohë, Majlinda Dhuka është emëruar si ministre shteti dhe kryenegociatore për negociatat me Bashkimin Evropian (BE) me 76 vota pro, ndërsa kanë votuar kundër 32 dhe asnjë abstenim. Më parë kryenegociator i Shqipërisë me BE-në ishte Zef Mazi.
Pas ceremonisë së betimit në Presidencën e Shqipërisë, zv.kryeministrja dhe ministrja do të marrin zyrtarisht detyrën./FolDrejt/