Kuvendi Komunal i Prishtinë e ka miratuar buxhetin e komunës që do ta ketë vlerën e mbi 105 milionë eurove.
26 asamblistë votuan pro, nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
Në seancë munguan asamblistët e Vetëvendosjes, AKR-së e tre të AAK-së, të cilët e kanë bojkotuar këtë pikē të rendit të ditës, me arsyetimin se ekzekutivi nuk e ka anuluar projektin “Zyra e Arkitektit” të kërkuar nga opozita.
Ndryshe, votimi i buxhetit shmang zgjedhjet për kuvend komunal.