Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten më 7 korrik.
Pas shterimit të dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e 7 korrikut Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të dytë Projekt-kodin nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, si dhe tri projektligje: Projektligjin nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Projektligjin nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe Projektligjin nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës. Po ashtu pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Kryesia, në mbledhjen e sotme miratoi rekomandimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere për kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2023/01, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj” thuhet në njoftimin e Kryesisë së Kuvendit.
Kuvendi do ta përmbyll seancën me debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimin i vizave nga BE-së për Kosovën./FolDrejt/