Kuvendi serb sonte në një seancë të veçantë ka njoftuar për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë.
Parlamenti atje e shpalli aktin për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë, i cili u miratua nga deputetët më 30 nëntor dhe u konfirmua nga serbët në referendumin e mbajtur më 16 janar.
Në seancë që ishte solemne morën pjesë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ministrat Maja Popoviq, Gordana Çomiq dhe Jadranka Joksimoviq, përfaqësues të trupit diplomatik, anëtarë të grupit punues për hartimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë referendum ishte kërkuar nga Serbia që serbët që jetojnë në Kosovë duhet të votonin fizikisht, por kjo nuk është lejuar nga institucionet e Kosovës.
Serbët me dy shtetësi shkuan për të votuar në Serbi.