Për mungesë kuorumi, nuk është votuar rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa Kuvendi ka shkuar në pushim deri në orën 16:00, shkruan Fol Drejt.
Deputetët u përplasën ashpër për çështjen e pagave, ndërsa thirrësi i interpelancës, Shefi i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri tha se “humbësi më i madh në këto rrethana” është Ministri Hekuran Murati bashkë me familjet e mësimdhënësve.
AAK, sipas tij, është kundër mbajtjes së mësimit të shtunave./FolDrejt/