Është dorëzuar në Kuvend peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime, përmes të cilit kërkohet tërheqja e një përqindjeje mjetesh nga Trusti.
Iniciatori, Andan Jashari, tha se shpreson që kjo të kaloj në Kuvend, meqë bëhet fjalë drejtpërdrejtë me kërkesën e qytetarëve.
Gjatë dorëzimit ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, që edhe vetë kishte një nismë të tillë, e cila dështoi të kaloj.
Haxhiu tha se qytetarët e bënë atë që nuk mundën politikanët,
Pas dorëzimit, u tha se nevoja për tërheqjen e këtyre mjeteve është e domosdoshme duke marrë parasysh gjendjen ekonomike në vend.