Jeni nga ata njerëz që urren të shkojnë te dentisti? Për më tepër, a keni frikë prej tij? Kemi një lajm të mirë për ju. Ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj oral me çaj jeshil.
Dihet se çaji jeshil ka përfitime të shumta shëndetësore, e ndër to është fakti se ka një efekt të dobishëm në shëndetin e dhëmbëve. Hulumtimet kanë zbuluar se çaji jeshil përmban molekula antimikrobike që ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve.
Njerëzit që pinë të paktën një filxhan çaj jeshil në ditë kanë dhëmbë më të shëndetshëm dhe më rezistent. Kjo vlen vetëm për çajin pa sheqer, sepse çaji me sheqer nuk ka një efekt të tillë. Për më tepër, çaji i ëmbëlsuar mund të shkaktojë efektin e kundërt, domethënë që dhëmbët të fillojnë të prishen.
Nëse nuk jeni adhurues i çajit jeshil, apo çajrave në përgjithësi, nuk keni pse ta konsumoni për të përfituar përfitimet e tij dentare.
Shkencëtarët theksojnë se mjafton të shpëlani rregullisht zgavrën e gojës me çaj jeshil. Shpëlarja shkatërron shumicën e baktereve që gjenden në gojë, gjë që kontribuon në mbrojtjen e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.
Prandaj, për të përmirësuar shëndetin e dhëmbëve, mund të pini një filxhan çaj jeshil çdo ditë ose të shpëlani gojën me këtë pije. Kjo do të jetë mjaft e mjaftueshme për të mbajtur dhëmbët tuaj të shëndetshëm dhe rezistent.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se mund ta harroni plotësisht furçën e dhëmbëve dhe të shkoni te dentisti! Higjiena e duhur e gojës, si dhe vizitat parandaluese te dentisti, janë ende mënyra kryesore e ruajtjes së shëndetit të kavitetit oral, transmeton Fol Drejt.