Eliminimi i Italisë për të dytën herë radhazi nga “playoff”-et e Botërorit nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët kërkojnë menjëherë shkarkimin e teknikut Roberto Mançini, edhe pse ky i fundit i shpalli kampon në “EURO 2020”.
Menjëherë mediat italiane kanë zbardhur emrat pretendentë për t’i zënë vendin 57-vjeçarit,prej të cilëve njëri prej tyre është tekniku i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti.
Por duket se për të arritur te tekniku i madrilenëve është e vështirë dhe në krye të listës qëndron dyshja Lipi-Kanavaro. Ata të cilët ndihmuan Italinë të shpallej kampion bote në vitin 2006, me Lipin në bankinë dhe Kanavaron si kapiten në fushë, mund t’i jepet dhe njëherë mundësia për të ndihmuar “të kaltrit” të arrijnë nivelet më të larta në futbollin botëror./FolDrejt/