FIFA ka urdhëruar Leedsin që t’i paguajë 28 milionë euro futbollistit francez Jean-Kevin Augustin.
Ai mbërriti në Leeds si huazim nga Leipzig në janar 2020. Ai erdhi në huazim, por Leeds pranoi të blinte kontratën e tij nëse ai rikthehej në Premier League. Në fund, Leeds arriti të rikthehet në ligën më të fortë angleze, por nuk e bleu atë. Dy vjet më parë, Leipzig e paditi klubin anglez dhe mori rreth 20 milionë euro në një vendim të FIFA-s.
Problemet e Leeds nuk përfunduan me kaq, pasi vetë futbollisti e paditi atë. Augustin i ka kërkuar FIFA-s që Leeds t’i paguajë kontratën e plotë pesëvjeçare që duhej të nënshkruante në qershor 2020. Tani FIFA ka vendosur në favor të tij dhe Leeds e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Augustin luajti vetëm tre ndeshje për Leeds dhe grumbulloi 48 minuta. Ai e filloi karrierën e tij te Parisi, nga e cila u largua për në Leipzig në vitin 2017. Ai është në Bazel që nga viti i kaluar, transmeton Fol Drejt.