Sipas “Calciomerkato”, Denzel Dumfries mund të largohet nga Interi në fund të sezonit.
Mbrojtësi anësor holandez pëlqehet shumë nga Bayern Munich dhe Chelsea, të cilët këta të fundit janë të gatshëm të përfshijnë edhe Lukakun në operacion.
Zikaltërit nuk do të donin ta humbnin, por përballë një oferte të paarritshme ai do t’i thotë lamtumirë Milanos dhe Serie A, përcjell Fol Drejt.