Cristiano Ronaldo i ka ditët e numëruara te Manchester United dhe pritet largimi i tij gjatë muajit janar.
Sulmuesi portugez nuk është i kënaqur me rolin e zëvendësuesit në Old Traford dhe i ka bërë të qartë klubit dëshirën për tu larguar.
Nga ana tjetër drejtuesit e gjigantit anglez tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e portugezit i cili po shkëlqen me RB Salzburg.
Fjala është për sulmuesin e talentuar slloven Benjamin Sesko i cili edhe në verë ishte shumë pranë kalimit në Old Traford.Salzburg e shiti yllin e tyre te RB Leipzig për shumën e 20 milionë eurove dhe lojtari mund të largohet nga Leipzig ende pa luajtur asnjë ndeshje nëse vije oferta e duhur.
Sipas asaj që ka raportuar tabloidi anglez The Sun, United është gati të ofrojë 40 milionë euro te Leipzig për transferimin e Seskos në Old Trafod.
Përveç Djajve të Kuq në garë për 19-vjeçarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, PSG e Bayern Munich.
Sesko ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me Leipzig dhe tani është i huazuar te Salzburg, por në rast se vazhdon me formën e mirë atëherë mund të largohet nga klubi gjerman ende pa debutuar./FolDrejt/