Sot është therur me thikë një i mitur në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave. Mësohet se emri tij është Rijad Hyseni, i cili është 14 vjeçar.
Lajmin për vdekjen e tij përveç policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit përmes një postimi në Facebook bashkë me një fotografi të tij.
“Me pikëllim të madh e pikëllim, ju njoftojmë se me datën 01.03.2022 tragjikisht ka ndërruar jetë më I dashuri ynë Rijad Besim Hyseni (11.03.2007-01.03.2022). Për varrimin ju njoftojmë me kohë. E pikëlluar familja Hyseni”, thuhet në njoftim./FolDrejt/