Në Podujevë ka ndodhur sot një ngjarje mjaft e rëndë.
Në një market pati të shtëna me armë zjarr dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, përcjell Fol Drejt.
Policia tashmë e ka konfirmuar rastin, teksa vdekjen e viktimës e ka kotuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Valmir Breznicën, i cili nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se gruaja që u plagos ka qenë bashkë me të ndjerin në momentin kritik, ashtu që posa ka nisur të vrapojë kur janë dëgjuar të shtënat, është qëlluar edhe ajo, përcjell Fol Drejt.
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se po ndërmarrjen veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”